Donald Trump këshilla Bidenit: Paç fat dhe mos bjer në gjumë para Putinit

BOTA


Ish-presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka dhënë disa këshilla për pasardhësin e tij Joe Biden, përpara një samiti kur ky i fundit do të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Trump kujtoi takimin e tyre të vitit 2018 në Helsinki për të cilën ai tha se kishte sukses pavarësisht përpjekjeve të spiunëve amerikanë dhe mediave.


“Fat i mirë për Biden në marrëdhëniet me presidentin Putin – mos bini në gjumë gjatë takimit, dhe ju lutemi, jepini përshëndetjet e mia më të ngrohta!”- tha Trump në një deklaratë të enjten.

Biden pritet të takohet me Putinin në Gjenevë javën e ardhshme.




Skip to toolbar