Dorëheqja e Bamir Topit, Rakipllari: Indiferencë e ish-presidentit për të vijuar të bëjë politikë.

AKTUALITET


Drejtori i “News 24”, Robert Rakipllari theksoi se e lexon dorëheqjen e Topit si indiferencë të tij për të vijuar të bëjë politikë.

Ndërsa, analisti Skënder Minxhozi nënvizoi se lëvizja e Bamir Topit vjen pas një çarje në FRD, pasi ka pasur jo-dakordësi mes tij dhe Sali Shehut.


Robert Rakipllari: Unë mendoj se deri sot kur është dhënë dorëheqja nga Topi, gjithë koalicioni janë parti që kanë qenë me PD-në. Risia ishte koalicioni me FRD-në. I jepte prospekt më të gjerë koalicionit të djathtë të PD-së. Dorëheqja e Bamir Topit, duke mos ditur arsyet, është thjesht një dëshirë e tij për të mos vazhduar në politikë, sepse kishte shumë mundësi. Thjesht është indiferencë e tij, pa penguar partinë të vazhdojë, indiferencë për të vijuar për të bërë politikë.

Skënder Minxhozi: Duhet të forcohesh që të gjesh mëri të paritur të Topit. Pas zgjedhjeve ndodhin, por në këtë fazë në tërësi, jo. Dorëheqja vjen pas një çarje brenda FRD-së mes tij dhe Sali Shehut. Nuk është rënë dakord mes zotit Topit dhe zotit Basha për një vend në listë dhe është vazhduar me Sali Shehun, edhe për votat që ai ka në Dibër. Kjo që u mërzit në prag të zgjedhjeve më duket pak problem. Qeveria ka një mandat pa bilanc.

Shoh sigla në opozitë, por jo frymë. LSI është enë që mban numër të madh votash, të rrjedhura nga PD. Ndarjen e shoh si minus në koalicion. Në listë të përbashkët janë edhe PDIU me Dulen dhe kjo është gjë e mirë, por problemi është se çfarë mendojnë pjesëtarët e partive përkatëse.




Skip to toolbar