Dorëheqja e Erjon Çelës nga gjykimi i Fatmir Mediut, dosja i kalon Irena Gjokës

AKTUALITET


Pas dorëheqjes së gjyqtarit Erjon Çela për dosjen ‘Gërdeci’, shorti ka caktuar Irena Gjokën për të vijuar çështjen.

Gjoka do të shqyrtojë gjykimin në seancë paraprake për akuzat për shpërdorim detyre ndaj ish ministrit Fatmir Mediu, për të cilin Çela vendosi mos hetim me argumentin se akuzat ishin parashkruar pasi që prej vitit 2012 nuk ka pasur imunitet për tu hetuar.


Gjyqtari Erjon Çela u tërhoq nga dosja “Gërdeci” për shkak se sipas tij ishte shprehur një herë për këtë dosje. Në argumentet e tij në vitin 2021, gjyqtari Çela tha se prej vitit 2012, Mediu nuk ka pasur imunitet për t’u hetuar dhe veprat penal për shpërdorim detyre të dyfishtë për të cilat hetohej ishin parashkruar. 

Por vendimi i tij u rrëzua nga Gjykata e Lartë që listoi disa argumente ligjore se pse vepra penali e shpërdorimit të detyrës, në rastin e Fatmir Mediut, edhe pse kishin kaluar 15 vite, nuk është parashkruar.

Kujtojmë se ishte Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë që rrëzoi kërkesën e SPAK-ut për të rihapur çështjen, me argumentin se vepra penali ishte parashkruar. Por Gjykata e Apelit rrëzoi vendimin e shkallës së parë, duke konfirmuar kërkesën e SPAK-ut.

Gjykata e Lartë, më 12 dhjetor 2021, la në fuqi vendimin e Apelit, duke rrëzuar rekursin e Mediut, i cili kërkonte lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë. Gjykatat nuk mund të vendosin më në diskutim parashkrimin ose jo të veprës penali për të të cilën akuzohet Fatmir Mediu por mund të shqyrtojnë vetëm faktin penal nëse ekziston ose jo. 




Skip to toolbar