Dorëheqja e Veliajt dyzon PD dhe Berishën/ Minxhozi: Berisha nuk e kërkon, është vetë i pandehur. Politika luan me heshtjen

Më të fundit


Analisti Skënder Minxhozi i ftuar në ‘ Real Story’ komentoi qëndrimin e Partisë Demokratike dhe liderit të tij që tashmë nuk mbajnë të njëjtin qëndrim lidhur me dorëheqjen ose jo të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Minxhozi u shpreh se Berisha nuk mund ta kërkojë këtë gjë sepse është vetë i pandehur dhe se masa të tjera që mund të ndodhin si 21 janari ose Gërdeci mund ta vënë në pozitën të drejtojë ose jo partinë.

“Këshilltarët munden dhe Berisha nuk mundet që të mbështesin të njëjtin standart dhe të kërkojnë dorëheqjen. Për mua, Alimehmeti është një prurje e re, përfaqëson diçka të re dhe të mirë dhe mund të kërkojë, ka të drejtë. Berisha qëndori 10 muaj në shtëpi dhe as që u çua në mend që të iki nga forca politike që drejton.

Berisha mendon dhe pse nuk kërkon dorëheqjen e Berishës, i thërret atij dhe shumë politikanëve majtas dhe djathtas. Kjo që ndodhi me Veliajn ka futur shumë njerëz në mendime, njerëz me karriera të gjata, Berisha është mes të tillëve, është vetë i pandehur.

Masa të tjera që mund të ndodhin mund ta vënë para pozitës e drejtoj dot ose jo partinë, 21 janari, Gërdeci. Edhe Rama është i acaruar, mos më merrni telefonin. Pse nuk e kërkon Berisha dhe e kërkon PD poshtë? Politika luan me heshtjen, pazaret.”



Skip to toolbar