Dorëzohet Putin? Ushtria ruse, disfata shkatërruese në Kharkiv, Moska pezullon dërgimin e njësive të reja në Ukrainë

BOTA


Komanda ushtarake e federatës ruse ka ndaluar dërgimin e njësive të reja në Ukrainë pas një kundërofensivë ukrainase e cila ka rezultuar në çlirimin e shumë territoreve të pushtuara.

Kjo kundërofensivë ka sjellë një ndryshim të pozicioneve në luftë, ndërkohë që Moska e lënë përballë një fakti të tillë, ka pezulluar dërgimin e njësive të reja në front.


Lajmi është bërë i ditur nga shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës.

“Komanda ushtarake e Federatës Ruse ka pezulluar dërgimin e njësive të reja, tashmë të formuara në territorin e Ukrainës. Situata aktuale me operacionet dhe mosbesimi ndaj komandës së lartë detyroi një numër të madh vullnetarësh të refuzonin kategorikisht mundësinë e shërbimit në luftë.
Situata ndikohet nga informacionet për numrin aktual të të vdekurve, ndërsa nuk merren parasysh humbjet nga kompanitë private ushtarake dhe ato të mobilizuara nga territoret e pushtuara përkohësisht.

Situata përkeqësohet për shkak të qëndrimit ndaj të plagosurve të tyre. Në veçanti, në spitalet ruse, diagnozat dhe natyra e lëndimeve luftarake janë thjeshtuar qëllimisht dhe nuk jepet kohë për rehabilitim në mënyrë që të kthehen shpejt ushtarakët në zonën e luftimit”, thuhet në reagim.




Skip to toolbar