Dorian Teliti: Bizneset ankohen sepse tatimorët ose do i vendosin gjobë ose i kërkojnë ryshfet

AKTUALITET


Eksperti i ekonomisë, Dorjan Teliti, tha në studion e emisionit “Real Story”, në “News 24”, se shumica e bizneseve ankohen lidhur me tatimorët, të cilët sipas Telitit i kërkojnë ryshget, ose i kërcënojnë me gjobë. 

Ai tha se nga viti 2014 deri në 2020, janë shpërdoruar 7.2 miliardë euro. 


Po ashtu ai shtoi se bizneset shprehen, se për të pasur sukses në këtë sektor duhet të kenë lidhje me qeverinë.

>“Zonja përmendi shumë gjëra. Krahasimi kështu ka qenë para disa vitesh tregon dobësi në qeverisje, këto e bën në muajt parë, por jo ta bësh pas 8 vitesh. E mban mend kryeministrin, do të bëjmë shtet, do të bëjmë shtet, kjo tregon dobësi. Qytetarët sot nuk kanë çfarë të hanë, me çfarë të paguajnë faturat. Ku i flasim për fruta, t’i flasim njëherë për bukën atyre. Jemi në muajin e 12 të pandemisë, u mbyllëm. E di çdo të thotë të rriten depozitat në kohë krize? Do të thotë që ai lek në qarkullim do të ketë frikë për të investuar, ose ata e fusin në bankë për më vonë. Kur rriten depozitat tregojnë frikë. Qeveria është faktori kryesorë për krijimin e klimës së tregut. Ministrja tha se do të shtyhet tatim-fitimi, është shtyrë për t’u paguar këtë tremujor. Ata janë që do pagash sot 3 lekë, do i paguash më mbrapa. Nuk do të kenë më kontrolle thonë, sikur po vijnë sot në qeverisje. 93.2 % të bizneseve ankohen sepse u thonë tatimorët do të vëmë gjobë ose na jepni lekë, e thonë institucionet ndërkombëtareve këtë. Ne jemi sot në situatë katotike dhe nuk merret vesh çdo të ndodhë. A do të mbajë njeri llogari për situatën e krijuar në 8 vitet e qeverisë tuaj (I drejtohet ministres Denaj)? Keni rritur taksat, janë 3 miliardë euro shtesë efekti i taksave të rritura nga 2014 deri më sot. Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit nga 2014 deri në dhjetor të 2020 janë shpërdorur, vjedhur, harxhuar 7.2 miliardë euro. 43% e bizneseve private shprehen që të kesh sukses në biznes duhet të kesh lidhje me qeverinë. Sipërmarrjet shqiptare paguajnë taksat më të larta në rajon, e thotë Fondi Monetar Ndërkombëtar. Varfëria është rritur”, tha Teliti




Skip to toolbar