Dosja “5D” kalon për gjykim/ Ish zyrtarë dhe drejtorë të bashkisë, të pandehur për korrupsion

AKTUALITET


Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen e njohur me emrin “5D” në ngarkim të disa ish-zyrtareve të bashkise se Tiranes, për veprat penale të korrupsionit, shkeljes së barazise në tendera dhe fshehjes së pasurire. Me kerkese të SPAK ka kaluar për gjykim çështrja ndaj Redi Molles dhe Mariglen Qatos që do të gjykohen për veprat penale të korrupsionit pasiv, mosdeklarimit të pasurisë si dhe pastrim parash.

Nga ana tjeter 5 të panderhurit e tjerë mës të cilëve Taulant Tushe, Nestor Muhametllari, Albano Janku, Julian Zanaj dhe Enton Punavia do të gjykohen për shkelje të barazisë në tendera. Në seancën e së premtes, avokatët e të pandehurve i kërkuan gjykatës që procesi të zhvillohet me gjykim të shkurtuar dhe nëse ata gjenden fajtorë do të përfitojnë ulje me 1 të tretën e dënimit. Kjo kërkesë do të shqyrtohet nga trupa gjyqësore që do të caktohet për procesin që do të mbahet në themel.

Sipas hetimeve të SPAK, ka rezultuar se të pandehurit Redi Molla dhe Mariglen Qato, ish-drejtues në UKT, që mbahen të izoluar në qelie, kanë qenë pronarë të fshehtë të shoqërisë “5D Konstruksion”. Kjo kompani ka përfituar në mënyrë të parregullt 12 tendera publikë në vitet 2016-2020, duke shkelur rregullat e prokurimit dhe duke siguruar përfitime prej rreth 192 milionë lekësh.

Po kështu, në procedurat e tenderimit, ku kompania është shpallur fituese, është favorizuar nga ish-zyrtarët e tjerë të marrë nën hetim për shkelje të barazisë në tendera, mes të cilëve edhe Taulant Tusha. Shoqëria ka marrë pjesë në tendera të organizuar nga Ujsjellës Kanalizime Tiranë, “Tirana Parking” dhe “Klubi Sportiv Tirana”, duke u favorizuar nga të pandehurit që ushtronin funksione publike. Ndërsa përfitimet monetare janë përdorur për blerjen e pasurive dhe financimin e aktiviteteve të tjera tregtare.



Skip to toolbar