Dosja 5D, nisin dëshmitë/ Nis në gjykatë procesi për ish drejtorët e bashkisë

AKTUALITET


Në gjykatën e posaçme ka nisur procesi për dosjen 5 d, ku të pandehur janë marrë ish-drejtorët e bashkisë së Tiranës Redi Molla, Taulant Tusha e Mariglen Qato. Në seancën e së enjtës u kërkua dëshmia e 63 personave mes të cilëve edhe pronarë e administratorë të kompanive që siguronin tendera nga institucionet në varësi të bashkisë së Tiranës që drejtohesdhin në Qato, Tusha e Molla. Në gjykatën e posaçme u dëgjua dëshmia e Muhamet Petritit një prej pronarve të kompanisë “Vas konstruksion” që pas shitjes u emërua me emrin 5 D.

“Kam lidhje me Mariglen Qaton, vellai i Mariglenit është martuar me gocen time. Më eshte ofruar nje pune “Vas konstruksion”, si pronar. Kete dëtyre ma ofroi dhendri im Alfred Qato. Ai me tha do jesh pronar, nuk do besh ndonje pune sepse kompania ka stafin e vetedhe ti do besh vetem firmat. Pastaj mu kerkua te hapja nje llogari ku do tërhiqja shumat e parave, 40 mln te vjetra gjithmone. Leket i vija ne makinen e Fredit dhe ai i çonte te arka e kompanise. Une nuk e dija ca lidhje kishte Fredi me kete kompani. Kam terhequr disa here vlera monetare, me e vogla 18 deri në 41 milione leke”.

Dosja “5D” do gjykohet si grup me formën e procedurës së zakonshme. Kërkesën e katër të akuzuarve për tu veçuar nga pjesa tjeter e grupit te te arrestuarve për shkak të veprave penale, trupa e gjykimit e rrëzoi, duke vendosur qe i gjithë grupi do të gjykohet së bashku. Ish- drejtorët e Bashkisë Tiranë u arrestuan në muajin mars të vitit 2024 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, në kuadër të hetimeve për dosjen “5D”. Sipas hetimeve, behet fjale per te pakten 11 procedura tenderimi në shkelje te ligjit ne harkun kohorë të 6 viteve, nga 2016 deri vitin 2022.



Skip to toolbar