Dosja e SPAK dhe fati i Martinajt/ “Shkundje të politikës”, gazetari Leka: Çfarë do të sjellë “Metamorfoza 3”?

Më të fundit


Gjatë operacionit dy ditor të policisë, RENEA-s dhe Forcave Shqiponja u vunë në pranga 8 anëtarë të bandave të njohura kriminale, ndërsa për 6 të përfshirë dhe që ndodhen në burg, u ekzekutuan vendimet e Gjykatës duke u njohur me akuzat, përkatëse në qeli.

Ky operacion i SPAK goditi bandat kriminale në vend. Gazetari Ervin Leka në emisionin “Real Story” në ABC News theksoi se dosja metamorfoza 3 do të sjellë një “shkundje të politikë”, pasi nga hetimet pritet të dalin edhe emra politikanësh të përfshirë.


“SPAK arriti të bëjë të penduar një personazh si Nuredim Dumani. Kjo dosje mund edhe të jetë hedhur si karrem për të kapur bosët e krimit, por sa i përket vrasjeve që janë bërë nga kundërshtarë të Martinaj ose jo. Vis Martinaj kishte një skuadër vrasësish pas vetes dhe këto kanë dalë edhe në këtë dosje. Mesa duket janë këto personazhe që nuk po kapen që po arrijnë këto vrasje, por edhe nuk po kapen”, tha ai.

Gjithashtu gazetari Leka gjatë kësaj interviste, tha se dosja “Metamorfoza 3”, pritet të nxjerrë emra politikanësh dhe se sipas tij do të ketë një “shkundje” të politikës.

“Dosja “metamorfoza 3”,është një dosje ku do të verifikohen lidhjet, edhe përfshirja në këtë dosje nëse do të dalin apo jo emra politikanësh them se do të ketë një shkundje të politikës /abcnews.al/




Skip to toolbar