“Dosje që do tronditë zyrtarë”, Anila Hoxha: SPAK iu afrua folesë së grerëzave

Më të fundit


Gazetarja Anila Hoxha e ftuar në emisionin Top Story në Top Channel tha se SPAK mund të ketë histori që do të trembi shumë zyrtarë dhe kjo mund të jetë arsyeja e sulmit të ditëve të fundit.

Ajo u shpreh se Prokuroria e Posaçme iu afrua “folesë së grerëzave” duke nxiturr edhe reagimin e fortë të tyre.


Sipas Hoxhës, SPAK është i vetmi institucion që mund të çrrënjosë korrupsioni në këtë vend dhe nëse nuk e arrin ajo, nuk do ta arrijë asnjë tjetër.

 “SPAK mund të ketë histori që mund të trembin mjaft zyrtarë. SPAK iu afrua folesë së grerëzave. Ka pasur prova se historia e peshkut të madh u bë si historia e peshkut të artë. Një ish ministror i mjedisit, kemi prokuror Sali Hasën, Enkeleda Hoxhën. Nga shtatori ata i kanë testuar agjentët e BKH. Çështja Voda u përdor si një lloj testi për BKH. Autoritetet e drejtësisë dhe policisë patën dekonspirim jo nga paaftësia, ka pasur persona që kanë ikur dhe nuk janë kapur, është efekti surprizë. Unë kam raportuar qëkur aty ishte reparti special, unë e dija çfarë ndodhte edhe çfarë lëvizte në ato korridore. Informacioni është kthyer në një kapsulë. Pak ditë më parë. Për mua është provë e fundit se si mund të çrrënjoset korrupsioni në këtë vend, nëse nuk e bën as SPAK”, tha Hoxha.

Pas sulmit të kreut të qeverisë Edi Rama, i cili krijoi shumë debat, kryeprokurori Arben Kraja dha llogari sot para një tjetër institucioni nga i cili varet SPAK, KLP-ja.

Arben Kraja u ankua në Këshill për volumin e lartë të përgjimeve që nuk mundësohet të zbardhen në kohë, mos plotësimin e BKH me kuotën prej 60 hetuesish dhe madhe edhe për drejtoreshën e Byrosë për të cilën theksoi se kishin këndvështrime të ndryshme.

Megjithëse nuk e shtjelloi më tej duke shtuar se të huajt kanë dhënë rekomandimet e tyre, ajo për të cilën ankohet Kraja në raport me Hajnaj, lidhet me trajtimin që SPAK i bën BKH si polici gjyqësore në një kohë që ata kanë rolin e hetuesit. pikërisht këto pozita po lufton që të ruajë Aida Hajnaj , për të cilat u premtua se do ishin modeli i FBI amerikane.

SPAK vijon të kërkojë më tepër ambiente dhe më tepër staf. Kreu i KLP paralajmëroi Arben Krajën se qeveria e prokurorisë së shpejti do nisë vlerësimin e të gjithë prokurorëve në rang vendi, ku nuk përjashtohen as prokurorët e posaçëm.