“Drejtësia e re plotëson vakumet”/ Minxhozi: Himara ndodhet përballë krizës politike, diplomatike, por edhe penale!

Më të fundit


Analisti Skënder Minxhozi në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, foli për dosjen e Jorgo Goros dhe situatën në Himarë. Goro akuzohet për tjetërsim pronash.

Gjatë kësaj interviste, Minxhozi u shpreh se Himara gjendet përballë një krize politike, diplomatike tashmë edhe penale, me kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri të dënuar me dy vite burg, dhe kryetarin në detyrë të Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro i cili u vu në pranga pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke tjetërsuar dy prona me sipërfaqe të konsiderueshme në jug të vendit.


“Aktor i tretë futet në lojë, pra drejtësia e re që mbush vakumet. Kriza politike e Himarës dihet se cila është. Greqia është parë me me politikën e saj agresive dhe të prerë enkas sipas politikës së tyre ndaj Himarës që është një zonë kandidate për t’u shpallur minoritare, që nuk është ende minoritare. Sa herë që ka zgjedhje bëhet presion, dhe gjithçka luhet në mënyrë që kjo zonë të plotësojë strategjinë e shtetit grek dhe në fund fare vjen kriza penale rreth Himarës. Për hir të së vërtetës, rreth dosjes së Himarës kemi informacione e akuza. Ne dimë që me tokat në bregdet është luajtur në mënyra jo të pastra dhe sa në Vlorë dhe në Sarandë kemi shkarkime, arrestime. Akuzat politike nga parlamenti deri tek studiot televizive krijojnë një klimë tensionuese”, shtoi Minxhozi.




Skip to toolbar