“Drejtësia fitoi shumë autoritet”/ Çupi: Me rënien e Berishës, ra perandoria e së keqes

Më të fundit


Gjykata e Posaçme vendosi të hënën pas 7 muajsh zvarritje që Sali Berisha te gjykohet për akuzën e korrupsionit të kryer ne bashkëpunim.

Në një intervistë në emision “Real Story” në ABC News, analisti Frrok Çupi u shpreh se me rënien e Berishës, ka rënë edhe ajo të cilën ai e quan perandoria e të keqes. Ish-kryeministri Berisha, tha ai në popull ka prodhuar vetëm dhunë, degjenerim dhe tensione. Ndërsa shtoi se drejtësia sot ka fituar akoma edhe më shumë autoritet.

“Berisha nuk e ka problemin tek hierarkia. Me rënien e Berishës ka rënë perandoria e së keqes. Një histori e ligë e Shqipërisë. Ka rënë njeriu më i dhunshëm që ka prodhuar kjo tokë. Asnjë shqiptar nuk ka mbetur pa u dhunuar nga njëfarë mënyre nga Berisha. Por problemi është se dhuna që ushtroi Berisha me pushtetin e marrë nga populli, ishte tensionuese, kishte degjenerim. Dhe dita e sotme është një fitore që duhet cilësuar për drejtësinë. Drejtësia sot ka fituar shumë autoritetet. Kemi të bëjmë me një fenomen, që Berishës siç i kishte thënë sa pushtet do? Në të gjitha rrethanat i është bërë qejfi si një fëmije. Për mua ka edhe kuptimin që “shoku Sali, rrugën e kemi gjatë nëpër burgje”, kjo ishte përkëdhelja ndaj tij. Por pse u vonua SPAK? Nuk është e lehtë të ndërtosh një akuzë ndaj Sali Berishës, Berisha të vret ndër sy dhe thotë nuk e vrava unë. Kjo është e përbotshme, drejtësia hyn në territorin e kriminelit”, tha ai.



Skip to toolbar