Drejtësia për Gërdecin/ Familjarët në homazhe për viktimat, SPAK vazhdon hetimet për korrupsion dhe pastrim parash

AKTUALITET


Tragjedia e Gërdecit shënon përvjetorin e tij të 17- të që nga ngjarja e rëndë ku humbën jetë 26 persona.

Gazetarja Gerta Vasku raportoi për ABC News se familjarët do të kryejnë homazhe rreth orës 12 të mesditës, ndërkohë që vijojnë të kërkojnë drejtësi për familjarët e tyre që humbën jetën në këtë tragjedi.

“Familjarët do të kryejnë homazhe të cilat do të nisin në orën 12 në memorialin me emrat e viktimave. Do të jetë e njëjta situatë sic ka ndodhur cdo vit ku familjarët kërkojnë drejtësi për viktimat e tragjedisë. Zamira Durda vijon prej 17 vitesh vijon të kërkojë drejtësi për djalin e saj 7 vjec i cili humbi jetë pasi një predh i mori jetën.”

Gazetari Ermal Vija raportoi për ABC News lidhur me drejtësinë dhe proceset gjyqësore për të hetuarit lidhur me cështjen Gërdeci ku u shpreh se deri më tani Prokuroria e Posacme po heton ish- ministrin Mediun i dhe fazën e parë të ngritjes së fabrikës së demontimit të armëve.

“Procesi nuk po hetohet nga Prokuroria e Posaçme, ajo po gjykon pozicionin e ish- ministit Mediu për dy akuza.

Kjo lidhet me fazën e parë të ngritjes së fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec. Një tjetër hetim i Prokurorisë së Posacme, ka fraksionuar dosjen lidhur me kontratta për shitjen e muncioneve nga ana e kompanisë e cila ka pasur detyrë të paketonte dhe shiste muncionet. Bëhet fjalë për një kompani me seli në Qipro dhe Florida. Korrupsioni i zyrtarëve të lartë dhe pastrim parash. Prokuroria po heton për identifikimin e personave por deri tani nuk ka ndonjë person në akuzë.

Marsin e kaluar prokuoria ka kryer një sërë kontrollesh në disa shoqëri që dyshohet si të lidhura me zyrtatarë të lartë për marrëveshjen e shitjeve të municioneve, marrëveshje në 2007 dhe të jenë sekuestruar dokumenta dhe telefona.”



Skip to toolbar