“Drejtësia s’ka gjetur ekuilibër që nga 2016”, Daci: Para se të fusim njerëzit në burg, duhen prova

Më të fundit


Arrestimi i Erion Veliajt dhe polemikat nëse drejtësia po vepron me dy standarte u diskutua këtë të hënë në emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla. Juristi Jordan Daci thotë se drejtësia ka më shumë se dy standarte. Sipas tij, që nga viti 2016, drejtësia nuk ka gjetur një ekuilibër të saj në raport me veten.

“Mendoj se drejtësia ka më shumë se dy standarte. Prej tronditjes së madhe në 2016, drejtësia nuk ka gjetur një ekuilibër në veten e saj në raport me të gjitha rastet. Edhe vetë praktika gjyqësore është një gjë sot, dhe pas një jave ke një tjetër. Është një mungesë stabiliteti në përgjithësi, nuk lidhet vetëm me SPAK por me të gjithë sistemin dhe fenomen shqetësues që shpeshherë ngre pikëpyetjen mbi barazinë reale para ligjit. Se kur sheh se për të njëjtën gjë ke ka vendime të ndryshme, brenda të njëjtit kolegj, është shqetësim që i shtohet numrit të madh të shqetësimeve përtej efekteve pozitive që ka pasur reforma. Rasti i Veliajt, unë nuk kam patur interesin e madh për ta lexuar dosjen, normalisht çdo qytetar me ato çfarë kanë shkruar për Veliajn do të ishte në burg por problem nuk qëndron se pse është Erioni në burg por a duhet të jenë të gjithë Erionët në burg apo duhet të ndryshojmë gjithçka. Në fundjavë publikova disa të dhëna që janë shumë alarmante.

Jemi vend ii pestë në Eëropë dhe 50 në botë për numrin më të madh të të burgosurve për 100 mijë banorë. Po t’i shtojmë këtë se kemi një artificë në raport me numrin e vërtetë të qytetarëve që janë këtu, shifra kthehet në ekstrem. Që dmth do të jemi vendi me numrin më të madh të të burgosurve në botë. Pjesë e dytë mora me nivelin e pafajësive, gjykatat tona nuk e kalojnë asnjëherë 2.6 përqind. Në vendet e botës është 28 përqind, 30, 15 apo 16 përqind. Edhe një pretendim të nivelit kushtetues për këtë çështje që duhet të ishte marrë parasysh, përtej fakti për Encrochat duhet të pranohej, vendos GJK po kjo nuk është trajtuar. Mendoj që testi i stresit që ka kaluar sistemi nga 2016 dhe vazhdon ta krijojë për shkak të mbingarkesës, e ka bërë që gjyqtari shpeshherë të jetë më shumë një tip mekaniku dhe një gjyqtar që ka luksin të fillojë të studiojë. Nuk kanë luksin të lexojnë materialit për shkak të mbingropjes me numrin e çështjeve. Ne kishim guvernatorin duke punuar në zyrë dhe e kapën si me qenë kriminel ordiner pavarësisht se doli i pafajshëm. Kishim presidentin e republikës që e kapën si qen rrugësh. Ne duhet si vend të vendosim një standart. Para se të fusim njerëzit në burg, të mbledhim provat. Jo i fusim në burg dhe më pas kërkojmë prova, kjo për mua nuk i takon më kohës”, u shpreh Daci.



Skip to toolbar