“SPAK duhet të ketë edhe një rol parandalues”, kështu u shpreh Blerian Gjylameti në një intervistë në “Real Story” në ABC News.
Kandidatja e PS në Tiranë, gjithashtu u shpreh se drejtësia sot është totalisht e pavarur, kjo edhe falë mbështetjes së dhënë nga PS.
“Kushtet që ekonomia të zhvillohet tashmë janë të krijuara. Sot ne kemi krijuar kushte që të kemi rritje ekonomike dhe duhet parë edhe tani më se si jetojnë njerëzit dhe këto janë të gjitha në program. Duhet edhe të adresojmë edhe problematika të tjera për të mbështetur të gjithë qytetarët. Me rëndësi është edhe reforma e pensioneve. Politikat sociale janë gjithnjë e më shumë në fokus”, tha mes të tjerash ajo.