Drejtori i CIA takim sekret me Zelensky

BOTA


Lufta në Ukrainë vazhdon të jetë një nga problemet kryesore në tryezën e agjencive të inteligjencës amerikane. Drejtori i CIA-s, William Burns, u takua në fshehtësi në Kiev në fund të javës së kaluar me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Gjatë takimit, sipas Washington Post, Burns i komunikoi Zelenskit se cilat janë pritshmëritë e SHBA-së për lëvizjet e ardhshme ushtarake të Rusisë.


Udhëtimi i Burns vjen në një moment kritik në luftën 11-mujore. Forcat ruse po kryejnë një sulm masiv pranë qytetit lindor të Bakhmut që po shkakton shumë viktima në të dyja anët.

Qeveria e Kievit ka shprehur shqetësimin për qëndrueshmërinë e mbështetjes së SHBA-së pas marrjes së Dhomës së Përfaqësuesve nga republikanët. Burns theksoi urgjencën e momentit në fushën e betejës dhe pranoi se në një moment ndihma do të ishte më e vështirë për t’u arritur.




Skip to toolbar