Drejtori i Policisë Rrugore: Rreth 27% e aksidenteve vijnë për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara

AKTUALITET


Policia Rrugore e konsideron tejkalimin e normave të lejuara të shpejtësisë si shkakun kryesor të aksidenteve me pasojë në vend.

Drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato, në emisionin “Real Story” në ABC News, u shpreh se rreth 26 deri në 27 për qind e aksidenteve ndodhin pikërisht për këtë arsye, ndërsa theksoi se një nga detyrat kryesore të policisë është rritja e parametrave të sigurisë rrugore përmes monitorimit dhe ndëshkimit të shkeljeve në qarkullim.

“Policia Rrugore përveç menaxhimit dhe rregullimit të trafikut një nga detyrat kryesore ka atë të rritjes së parametrave të sigurisë rrugore dhe në kuadër të sigurisë rrugore, organizon punën për monitorimin e gjithë shkeljeve në qarkullim. Shkaqet kryesore të aksidenteve janë pothuajse njësoj në çdo vend të botës, por edhe ndryshojnë në bazë të infrastrukturës, edukatës dhe  ndërgjegjësimit të qytetarëve. Në bazë të statistikave që bëjmë ne si shërbim rrugor, shkaku kryesor i aksidenteve në tërësi është tejkalimi i normave të shpejtësisë.Pra rreth 26-27% të aksidenteve me pasojë ne i kemi për shkak të tejkalimit të normave të shpejtësisë. Prandaj dhe synimi jonë është kontrollimi dhe saktësimi se kush janë normat e lejuara të shpejtësisë në një aks rrugor të pacaktuar. Nëse ka tejkalim të normave rrugore, Policia Rrugore merr masën ndëshkuese të shkelësve përkatës”, tha Altin Qato.



Skip to toolbar