Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, takon kreun e SPAK

AKTUALITET


Vetëm pak ditë pasi ka marrë detyrën, drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka zhvilluar një takim prezantimi me kreun i SPAK, Arben Kraja.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se kreu i policisë së Shtetit është njohur me dosjet e krimit dhe të korrupsionit.


Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK Arben Kraja. Takimi mes tyre ka zgjatur për afro 25 minuta dhe është zhvilluar në ambientet e SPAK.

Ky takim vjen pas një operacioni të zhvilluar nga SPAK në bashkëpunim me policinë e Shtetit, ku u proceduan edhe disa efektive policie, të cilët kishin lejuar kultivimin e kanabisit dhe dekonspiruar aksionet e policisë.

Mbetet mister nese po merr jete ndonje aksion i ri tjeter i forte, si bashkepunim mes policise dhe SPAK.




Skip to toolbar