‘Dua që ‘Albania’ të vendoset në tryezën e BE-së’, Rama: Ky është thelbi i gjithë përpjekjes time

AKTUALITET


 Vendosja e emrit të Shqipërisë në tryezën e Bashkimit Evropian është misioni më i madh politik e kombëtar.

Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama, në komunikim me ndjekësit në rubrikën “Sy m’Sy” në rrjetet sociale.

“Këtë [shkruan emrin “Albania” në fletë] ta vëmë në tryezën e BE dhe Albania të rrijë aty njësoj si Italia si Eladha dhe të mos lëvizi më, ky është fiksimi. Të vendosim emrin tonë në tryezën e BE njëherë e përgjithmonë. Të jemi të barabartë mes të barabartësh. Ky është thelbi i gjithë përpjekjes time dhe kjo është arsyeja se pse i duroj të gjithë llojet e ligësive dhe maskarallëqeve që më hidhen orë e çast në fytyrë mua dhe familjes time”, tha Rama.



Skip to toolbar