“Duhet të kuroj babain”/ Si u zbulua 25-vjeçari shqiptar që punonte në shtëpinë e barit në Angli

AKTUALITET


Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e autoriteteve britanike, pasi u kap duke punuar në një shtëpi bari.

25-vjeçari u kap në një  banesë në Chesterton, pasi banorët e zonës denoncuan aromën e fortë që vinte nga aty. Shqiptari kishte për detyrë të kujdesej për bimët e kanabisit, që kultivoheshin nga një bandë vendase. Në plantacion u gjetën 81 bimë të rritura si dhe 91 fidanë kanabisi.


I riu u justifikua duke thënë se këtë punë po e bënte për të shlyer një borxh pasi mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar me kamion. Gjatë marrjes në pyetje në polici, ai tha se kishte qenë në vend për 6 muaj pasi kishte mbërritur me një kamion. Sipas tij, ai kishte për të paguar një borxh për shpenzimet e udhëtimit dhe faturat e kurimit të babait të tij në Shqipëri.

Ai tha se ishte i përfshirë në vjeljen e bimëve dhe qeset me kanabis ishin mbledhur, ndërsa shtoi se merrte para për ushqim dhe lejohej të dilte nga banesa vetëm për të blerë ushqime.




Skip to toolbar