“Duhet t’u thoni boll Berishës e Bashës”, Minxhozi – Salianjit: S’keni liderë, s’fitoni dot

Më të fundit


Analisti Skënder Minxhozi dhe deputeti demokrat, Ervin Salianji, patën një debat teksa po flisnin për situatën në PD në studion e emisionit “Real Story” me gazetarin Sokol Balla. Minxhozi thotë se demokratët duhet të kërkojnë vazhdimisht largimin e Berishës dhe Bashës nga kjo forcë politike.

Salianji theksoi se këtë gjë e ka kërkuar por shton se nuk mund ta shmangin vëmendjen nga qeveria dhe të bëjnë opozitë kundër opozitës. Ai thotë se Berisha ka shumicën dhe se Rama nuk mund të rrëzohet dot pa votat e mbështetësve të tij. Minxhozi shtoi se partia s’ka liderë dhe do të humbë sërish.


Pjesë nga debati:
Minxhozi: Ideja është këtu që nuk prisja dhe nuk pres, më dëshpëron paksa që asnjë nga ata që është në platenë e PD-së sot, në të gjitha llojet e PD-ve, nuk del dhe të thotë ‘basta’ me këto dy persona.
Salianji: E kanë thënë…
Minxhozi: Duhet thënë tamam, në mënyrë të përsëritur, jo ta thuash njëherë dhe më pas t’i bësh skip 10 herë. Duhet ta kesh sjellje politike….
Salianji: Domethënë ta shmangim vëmendjen nga qeveria dhe ta mbajmë këtu….Unë jam votuar që të bëj opozitë ndaj qeverisë dhe jo opozitë ndaj opozitës.
Minxhozi: Po nuk kërkove të tretin….
Salianji: Ka një periudhë ku bëhet betejë edhe luftë, ka një periudhë ku bëhet paqe.
Minxhozi: Janë bashkë të gjitha…
Salianji: Nëse ka fushata siç ishin edhe ato brenda partiake, u bënë dhe mbaruan.
Minxhozi: Të erdhën zgjedhjet prapë….
Salianji: Këto zgjedhje e ka përcaktuar votuesi se kush është shumicë dhe kush pakicë.
Minxhozi: Shumicë brenda oborrit…
Salianji: Shumicë a është Sali Berisha apo jo
Minxhozi: Nuk ke kundërshtar Lulzim Bashën apo Berishën. Ke Edi Ramën. Ju nuk keni dalë akoma nga oborri i 8 Janarit.
Salianji: Kemi kundërshtar Ramën. Sali Berisha tek ky oborr që quani ju shumicë, ju thoni se të paktën ju mund të fitoni me atë duke qenë pakica….
Minxhozi: Të kanë mbaruar liderët. Të janë lodhur kuajt e betejës. Nuk e fiton dot garën….7 bashki keni marrë në maj, 30 mandate do të merrni në zgjedhjet parlamentare.




Skip to toolbar