Dumani në KLP: SPAK ka rritur numrin e procedimeve penale

AKTUALITET


Numri i procedimeve penale dhe numri i personave të marrë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është rritur. Kjo sipas drejtuesit të kësaj prokurorie Altin Dumani, i cili mëngjesin e së enjtes është duke raportuar përpara Këshillit të Lartë të Prokurorisë.


Objekt i seancës në KLP është veprimtaria e strukturës përgjatë vitit 2022.

Gjithashtu drejtuesi i SPAK ka deklaruar se është rritur gama e databazave të institucioneve ku struktura e posaçme ka akses direkt dhe se është rritur numri i hetimeve për “pastrimin e parave.”




Skip to toolbar