Dumani zbulon vlerën e pasurive të sekuestruara e konfiskuara nga SPAK në 2023

AKTUALITET


Kreu i Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), Altin Dumani, ka zbuluar vlerën e pasurive të sekuestruara e konfiksuara gjatë vitit 2023.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Dumani deklaroi se vlera e këtyre pasurive arrin në 41 milionë euro.


Sipas Dumanit, 22 prej pasurive janë të konfiskuara, ndërsa 19 prej tyre të sekuestruara.

Kujtojmë se gjatë vitit 2023 SPAK ka zhvilluar disa hetime ndaj grupeve të fuqishme kriminale (si ‘Metamorfoza’) dhe ndaj politikanëve të rangut të lartë.

Nga vlerësimet e qytetarëve të shprehura për “Barometri”, SPAK rezulton institucioni ku shqiptarët kanë më shumë besim pas Ambasadës Amerikane.




Skip to toolbar