Durrës/ 18-vjeçari humb kontrollin e automjetit, përplas për vdekje punonjësin e pastrimit 

AKTUALITET


Një automjet luksoz tip ‘Benz’ i prodhimit të vitit 2022 i ka marrrë jetë një punonjësi të pastrim gjelbërimit në Bashkinë Durrës. Viktima i identifikuar si Bardhyl Beqiri ishte duke pastruar kazanët e qytetit kur u përplas nga makina te ‘Shkëmbi i Kavajës’.

I riu, i identifikuar si Braian Hoxha, i cili po udhëtonte me 2 vajza 20-vjeçare humbi kontrollin e makinës teksa lëvizte në rrugën dytësore Plepa-Kavajë. Makina që mbledh mbeturinat kishte ndaluar për të pastruar kazanët e plehrave, kur ‘Benzi’ ka marrë para punëtorin e pastrimit. Për pasojë, makina ka devijuar dhe ka përfunduar në garazhet e një hoteli anë rrugës dytësore.


Gjithashtu nga përplasja janë plagosur edhe 2 pasagjeret e identifikuara si F.D. dhe L.P. në automjet me të riun. Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit ndërsa shoferi u shoqërua në polici. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.




Skip to toolbar