Durrës/ Marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë italiane, Rama: Dëshmi e një marrëdhënieje të mirë mes vendeve

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar në Portin e Durrësit ku edhe u nënshkruan marrëveshjet e bashkëpunimit me kompaninë italiane në fushën e Industrisë ushtarake. Kryeministri Rama vlerësoi bashkëpunimin me dy vendeve.

“Kjo është një dëshmi e të gjithë punëve që po bëjmë bashkë dhe dua t’i siguroj të gjithë që kjo është më shumë se aspekti material, sepse po punojmë për të krijuar një sinergji të rëndësishme dhe për të krijuar bashkë një energji të re, për të ecur përpara dhe për të transformuar dhe thelluar edhe më shumë këtë miqësi dhe marrëdhënie mes dy shteteve. Ti japim mundësi përpjekjeve të reja, dhe është shumë e qartë që duhet të bëjmë ç’është e mundur, nuk ka rëndësi nëse je i vogël apo i madh, por besoj se kjo lidhje me Italinë do të thotë edhe më shumë për punën e bërë bashkë. Dua të falënderoj të gjithë skuadrën. Dua të falënderoj edhe kreun e Ushtrisë italiane për të gjitha dhuratat dhe padyshim për kujtimet e bukura që mora. Është vërtet një kënaqësi dhe shpresoj të jenë të gëzuar me këtë marrëveshje. Ne duhet ta vlerësojmë edhe këtë dhuratë të madhe nga ana e Italisë”, tha Rama.



Skip to toolbar