Durrës/ Qëllohet me armë zjarri 29-vjeçari, humb jetën në spital

AKTUALITET


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesnatës në Durrës. Policia njofton se një 29-vjeçar është qëlluar me armë zjarri në lagjen 18 të këtij qyteti, e njohur ndryshe si Spitallë. Mësohet se bëhet fjalë për të riun Ermir Dedja, i cili ka humbur jetën në spital. Ende nuk dihen motivet dhe autorët e kësaj ngjarjeje. Ndërkohë është ngritur grup i posaçëm hetimor për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Lagjja 18 njihet ndryshe si Spitallë, i përket periferisë së Durrësit, ku mungon totalisht ndriçimi dhe identifikimi bëhet më i vështirë.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 20.05.2025, në orën 00:50,  në lagjen nr. 18 Durrës, është qëlluar me armë zjarri shtetasi E. D., 29 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. 



Skip to toolbar