Dy ditë nga përfundimi i afatit/ Tre prokurorë në garë për drejtimin e SPAK

AKTUALITET


Ndërsa afati për dorëzimin e kandidaturave po numëron ditët mbrapsht, numri I prokurorëve që kanë shprehur interes për për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka shkuar në tre.

Mësditën e sotme, dorëzoi kandidaturën për të marrë pjesë në garë edhe prokurori Altin Dumani. Po gjatës ditës së sotme edhe Prokurori Edvin Kondili depozitoi kërkesë për të marrë drejtimin e SPAK


Krahas Kondilit e Dumanit në garë është edhe prokurori Adnan Xholi, i cili dorëzoi kandidaturën e tij pak ditë me parë.

KLP ka njoftuar se afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave është data 2 nëntor ora 24:00, kur kandidatët duhet jo vetëm të dorëzojnë një CV por edhe të tregojnë në lidhje me eksperiencën në krimin e organizuar dhe korrupsionit e performancën në lidership.

Kujtojmë se mandati i kreut aktual të SPAK, Arben Kraja, përfundon në muajin dhjetor.




Skip to toolbar