Dy komisione hetimore/ Frrok Çupi: Berisha është jashtë loje, i frikësuar se mund ta braktisin!

Më të fundit


Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News foli për arritjen e marrëveshjes mes Partisë Socialiste dhe “Rithemelimit”, për ngritjen e dy komisioneve hetimore.

Gjatë kësaj interviste, Çupi shtoi se ish-kryeministri Sali Berisha tashmë është jashtë loje dhe se është i frikësuar për faktin se mund ta lënë vetëm edhe ata mbështetës ‘ballkoni’ “Berisha deri më sot tek ballkoni ka pritur se çfarë do të sjellë marrëveshja.


Disa prej deputetëve të Berishës që shkonin tek ballkoni çdo natë, tani nuk i shohim. Ai tani dyshon edhe tek të gjithë, është në momente që nuk do të mund të merrej në një analizë për të kuptuar se çfarë po ndodh. Për mua tani Berisha është jashtë loje, është i frikësuar se në një moment mund ta lënë bosh edhe pjesën poshtë ballkonit. Bardhi ishte i detyruar të bënte këtë gjë. Bardhi është një njeri që i ka dhënë shpresë departamentit të shtetit siç e kërkon demokracia. Për mendimin tij politika shqiptare është në një moment që as Bardhi dhe askush tjetër nuk mund të bëjnë më kryengritje, Këta bojkotuan. Gjatë kohës kur ata ndiznin zjarre mazhoranca i bëri të gjitha ligjet dhe tani vjen momenti tek kjo marrëveshje e përbashkët”, u shpreh analisti Frrok Çupi.

Ndërsa politologu Alban Daci shtoi se kryeministri Edi Rama nuk ka asnjë arsye për të bërë pazare apo kompromis siç edhe është kritikuar së fundmi për marrëveshjet e arritura. Daci nënvizoi se është opozita ajo që është e përçarë dhe që ka humbur kontaktin me elektoratin, ndryshe nga kryeministri Rama që është shumë më i fortë politikisht.

“Sot kemi një Ramë që është shumë më i fortë dhe ai as nuk ka frikë për këta dhe nuk ka asnjë arsye që të bëjë kompromis me një grupim që ka shumë problematika. E kam konsideruar një grupim politik që ka humbur realitetin dhe kontaktin me elektoratin dhe kërkon të jetë me çdokush faktor”, tha ai.




Skip to toolbar