Dy persona në pranga, kapen me 4 klandestinë në automjet

AKTUALITET


Dy persona janë arrestuar nga policia pasi u kapën me mjetin autobus tip “Iveko” duke transportuar në drejtim të Tiranës, 4 shtetas të huaj të cilëve iu kishin premtuar kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit.

Të arrestuarit janë shtetasit S.T,  38 vjeç dhe T.Q, 40 vjeç, banues në Korçë.

Policia bën të ditur se në kuadër të Planit Operacional “Joint Action Days”, iniciuar nga Interpol në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor për “Luftën ndaj Trafikut të Qenieve Njerëzore” në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, janë intensifikuar kontrollet përgjatë aksit rrugor Devoll-Tiranë.



Skip to toolbar