Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës sot më 4 Qershor pasi administronin një call center përmes të cilit mashtronin shtetas të huaj.
Uniformat blu të kryeqytetit njoftuan zhvillimin e operacionit “Las call” ku ndër të tjera u sekuestruan pesë laptopë dhe dy celularë.

Të arrestuarit janë një 35-vjeçar me iniciale O.V dhe një 32-vjeçar me iniciale A.B.
Përveçse të palicencuar duke mos deklaruar aktivitetin në organet kompetente ata telefononin shtetas të huaj dhe i mashtronin për të investuar në bursa fiktive. Gjithë veprimtaria kriminale kryhej në “zemër” të Tiranës, në rrugën e “Barrikadave”.
“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.