Dy të vdekur dhe gjashtë të plagosur nga një sulm rus në Zaporizhia

BOTA


Dy persona u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën në një sulm ajror rus në rajonin ukrainas të Zaporizhia.

Mes të plagosurve ishte një djalë 9-vjeçar, njoftoi guvernatori lokal, Ivan Fedorov përmes një postimi në Telegram. Nuk dihet ende se kush ishte objektivi, por një foto e publikuar nga guvernatori tregon një kafene me xhama të thyer.


Disa shpërthime u dëgjuan më herët pasdite në qytet.

Nga ana e saj, Moska akuzoi ushtrinë ukrainase se sulmoi termocentralin bërthamor të Zaporizhia me drone, por pa shkaktuar dëme në infrastrukturën e tij kritike, njoftoi agjencia e lajmeve RIA, duke cituar zyrën e shtypit të stacionit, e cila kontrollohet nga Rusia. Reuters nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur këtë pretendim. Në të kaluarën të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për bombardimin e tij./abcnews.al




Skip to toolbar