Dy të vrarë pak para nisjes së Kupës së Botës për femra në Zelandën e Re

BOTA


Pak para nisjes së Kupës së Botës për Femra të FIFA-s në Zelandën e Re, dy persona janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë në një kantier ndërtimi në qytetin Auckland të Zelandës së Re.

Sipas mediave ndërkombëtare, ngjarja ka ndodhur në orën 07:22 në një kantier ndërtimi në zonën qendrore të Auckland, disa orë përpara se të niste ndeshja hapëse e Kupës së Botës për Femra.

Policia ka bërë të ditur se dy persona mbetën të vrarë nga sulmi me armë, ndërsa gjashtë të tjerë, përfshirë oficerë policie, u plagosën.

Sipas mediave personi i armatosur që ndërmori sulmin e rrezikshëm me armë mbëti i vrarë, ndërsa policia shprehet se asnjë motiv politik apo ideologjik nuk u identifikua në lidhje me shkakun e sulmit.

Autori 24-vjeçar ishte i njohur për policinë, pasi në të shkuarën ai kishte pasur histori të dhunës në familje dhe probleme të shëndetit mendor.

Kryebashkiaku i Auckland, Wayne Broën tha se të shtënat nuk kishin asnjë lidhje me Kupën e Botës për femra, ndërsa falënderoi policët e guximshme të Zelandës së Re, të cilët u përplasën me armë zjarri, për të shpëtuar jetën e të tjerëve.

Kryebashkiaku theksoi se i gjithë personeli i FIFA-s dhe ekipet e futbollit janë të sigurt dhe se turi i futbollit do të vazhdojë normalisht.

“Nuk më kujtohet që diçka e tillë të ketë ndodhur ndonjëherë në qytetin tonë të bukur. Ngjarjet e këtij mëngjesi kanë qenë tragjike dhe shqetësuese për të gjithë banorët e Auckland-it, pasi kjo nuk është diçka me të cilën jemi mësuar,” shkroi Brown në Twitter.

Ndërkohë FIFA shprehu ngushëllimet më të thella për familjet e viktimave dhe tha se ishte në komunikim me autoritetet e Zelandës së Re.



Skip to toolbar