‘Dy veta e kanë gënjyer këtë popull, e kanë kapur sistemin bashkë’, Shabani: Tre skenarët e mundshëm për qeverinë pas zgjedhjeve

Më të fundit


Bashkëthemeluesi i partisë ‘Shqipëria Bëhet’, Endri Shabani i ftuar në ‘Real Story’ tha se vetëm dy veta e kanë gënjyer këtë popull që sipas tij, dy liderët e dy fronteve më të mëdha politike e kanë kapur sistemin bashkë.

Sipas tij, në vend ka një pesimizëm që riprodhon vetveten dhe se me hyrjen e tyre në parlament po u jepet një shans të rinjve.

“Dy veta e kanë gënjyer këtë popull dhe janë në garë. Të thuash që na kanë gënjyer të gjithë është njësoj si të mos pranosh që na kanë gënjyer dy persona.Ne të rinjtë jemi superior ndaj tyre. Në Shqipëri nuk progresojë dot si pedagog, sepse është një rrjet merimange. Në Shqipëri del dekani me pranga dhe kryeministri e merr në mbrojtje. Aty e kontrollon vajza e Berishës në Universitetin e Tiranës.

Shkova në Elbasan, ka qenë krenaria e Elbasanit kombinati i Metarlugjikut, është kthyer në varrezë. Në biznes, vjen PD heq edhe sanitaret dhe sjell të vetat. Këta vjedhin bashkë dhe e kanë kapur sistemin bashkë.Në muzikë është ende juria e ‘Etheve të të premtes’ mbrëma. Në 34 vjet ne kemi diplomuar 1 milionë njerëz, të mbetemi në dorë të liderit të ish partisë së punës, këtu nuk qarkullon uji.

Edhe këta të rinj që të vijnë nëse i lë 34 vjet do të qelben. Nuk bëj koalicion me partitë e mëdha që të ngrehen të vetët t’i largojnë këta.Ose do qeverisin bashkë dhe do bjerë shumë shpejt qeveria. Do të ketë rebelim dhe nga PS dhe PD. E dyta partitë e vjetra do formohet një qeveri teknike ose do shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Këta kanë kapur ccdo sferë të jetës.

Brezi ynë detyron të shkojë larg vendit. Në Britani është një shoqëri që vuan vetminë, ne si shqiptarë jemi shumë të lidhur, të rinjtë nuk duan të ikin por janë të detyruar. Pse bëhet kjo për një vilë në bregdet apo për lekët që myken në pushtet. Koka është në parlament, nëse ikin këta ose duke hyrë ne në parlament po u japim një shans të rinjve. Këtu ka një pesimizëm që riprodhon vetveten.”



Skip to toolbar