E kthyen hotelin në fole prostitucioni, arrestohen dy vëllezërit në Rrogozhinë

AKTUALITET


Një rast shfrytëzimi prostitucioni është zbuluar në Rrogozhinë. Policia bën të ditur se në kuadër të operacionit të koduar “Sunset” kanë rënë në pranga dy vëllezërit, Fatmir. H dhe Shkëndi. H, të cilët e kishin përshtatur hotelin e tyre për ushtrim prostitucioni.

Gjithashtu bëhet e ditur se janë arrestuar edhe dy shtetase të cilat ushtronin veprimtarinë e paligjshme në këtë hotel.


“U arrestuan në flagrancë shtetasit: F. H., 62 vjeç dhe Sh. H., 55 vjeç, të dy banues në Rrogozhinë, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, të kryera në bashkëpunim;  Q. T., 39 vjeçe dhe D. M., 30 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Prostitucioni””, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Gjithashtu policia ka sekuestruar hotelin në pronësi të 2 vëllezërve dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga veprimtaria e paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.


Njoftimi i policisë:

Durrës/Pas disa javësh hetime me metoda proaktive, për një rast të shtrytëzimit të prostitucionit, u finalizua operacioni i koduar “Sunset”.  

Kishin përshtatur hotelin e tyre, në Rrogozhinë, për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit, vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër).    

Vihen në pranga edhe 2 shtetase që ushtronin prostitucionin në këtë hotel. 

Sekuestrohen hoteli në pronësi 2 vëllëzërve dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga veprimtaria e paligjshme.

Si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, më metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, për një rast të shtrytëzimit të prostitucionit, Seksioni për Hetimin e Krimeve dhe Trafiqeve të Paligjshme finalizoi operacionin e koduar “Sunset”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:     

F. H., 62 vjeç dhe Sh. H., 55 vjeç, të dy banues në Rrogozhinë, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, të kryera në bashkëpunim;  

Q. T., 39 vjeçe dhe D. M., 30 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Prostitucioni”.  

Nga veprimet hetimore dyshohet se vëllezërit F. H. dhe Sh. H. kishin përshtatur ambientet e hotelit në pronësi të tyre, në Rrogozhinë, për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit që kryhej nga shtetaset Q. T. dhe D. M.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.




Skip to toolbar