E mbronin me kurthe nga lufta e Vietnamit, kapen dy shqiptarët, roje të një parcele kanabisi në Spanjë

AKTUALITET


Policia spanjolle ka shkatërruar një grup kultivuesish kanabisi. Në pranga raportohet se kanë rënë edhe dy shqiptarë.

Mësohet se në plantacionet e kanabisit në El Grado, ishin vendosur kurthe dhe ruheshin nga roje të armatosura. Dy prej tyre, dy të rinj me origjinë shqiptare, të cilët mbanin armë gati për të qëlluar.


Plantacioni ishte në një vend që mund të arrihej vetëm nga një shteg i ngushtë që mbrohej gjithashtu nga kurthe të krahasueshme me ato të ngritura nga vietnamezët gjatë Luftës së Vietnamit. Sipas Gardës Civile, njëri prej kurtheve mund të lëshonte një tel që do ta godiste rëndë viktimën në këmbë, ku rrezikonte edhe t’ja këpuste.

Në plantacion, i cili kishte sisteme vaditjeje dhe magazinimi u gjetën , 656 bimë marihuanë, 10 kilogramë marihuanë të thatë dhe përveç armëve u gjetën edhe municione




Skip to toolbar