TIRANË- E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn, u takua me kreun e SPAK Altin Dumani dhe me disa prokurorë të tjerë.
Diplomatja amerikane vlerësoi bashkëpunimin e SPAK në luftën e Shteteve të Bashkuara kundër krimit ndërkombëtar, trafikut të drogës dhe emigracionit të paligjshëm.
Po ashtu ajo ndau vlerësim për Dumanin për guximin dhe angazhimin e SPAK në shkatërrimin e rrjeteve kriminale që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë.
Reagimi i ambasadës amerikane në Tiranë:
“Sot, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Kreun e SPAK Altin Dumani dhe disa prej prokurorëve të përkushtuar që janë pjesë e këtij institucioni. Znj. VanHorn vlerësoi bashkëpunimin e SPAK në luftën e Shteteve të Bashkuara kundër krimit ndërkombëtar, trafikut të drogës dhe emigracionit të paligjshëm dhe falënderoi Z. Dumani për guximin dhe angazhimin e SPAK në shkatërrimin e rrjeteve kriminale që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë. Lexoni më shumë rreth fokusit të Administratës Trump për ndjekjen penale të anëtarëve të karteleve dhe organizatave kriminale që bashkëpunojnë me ta: https://www.justice.gov/ag/media/1388546/dl?inline=
