E përplas makina, vdes këmbësorja në autostradë

AKTUALITET


Ka nisur me një aksident të rëndë mëngjesi i të premtes, ku një person ka mbetur i vdekur pasi është përplasur nga makina në aksin Milot – Mamurras.

Ngjarja ka ndodhur  pranë mbikalimit të Patokut në Kurbin ku një kalimtare ka dashur të kalojë autostradën është përplasur nga një makinë.


“Një këmbësore është përplasur për vdekje rreth orës 07:15, në superstradën Lezhë-Tiranë, në afërsi të vendit të quajtur “Mbikalimi i Patokut”.  Viktima është A.M 54-vjeçe banuese në Mirditë dhe ka ndërruar jetë  rrugës për në spital. Ndërsa shoferi i automjetit që ka shkaktuar aksidentin është H.A banues në Kosovë”, njofton policia.




Skip to toolbar