Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Zhupan në Fier. Mësohet se një 36-vjeçar është vetëvarur në banesën e tij dhe është gjetur pa shenja jete nga familjarët.
“Rreth orës 19:30, në fshatin Zhupan, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, në banesën e tij, shtetasi rreth 36 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./abcnews.al