E rëndë në Francë: Vriten 2 policë e plagosen 3 të tjerë, po shoqëronin një kriminel

BOTA


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në Francë. Mediat vendase raportojnë se dy policë kanë mbetur të vdekur, ndërsa 3 të tjerë janë plagosur, teksa ishin duke shoqëruar një të burgosur.

Furgoni me të cilën po transportohej i burgosuri nga burgu në drejtim të gjykatës është përplasur fillimisht nga një automjet pranë zonës ku kryhej pagesa e autostradës Incarville, midis Rouen dhe Evreux.


Më pas, persona të paidentifikuar kanë hapur zjarr në drejtim të policëve duke lënë të vdekur dy prej tyre, ndërsa 3 të tjerë janë plagosur. I burgosuri arriti të arratisej së bashku me personat që e ndihmuan në këtë ngjarje tejet të rëndë.

Personi që po transportohej në gjykatë ishte i përfshirë në disa ngjarje kriminale dhe po shkonte për të dhënë dëshminë e tij mbi një vrasje të mbetur në tentativë. Ai është 30 vjeç dhe të martën e kaluar ishte dënuar me 18 muaj burg për vjedhje në supermarkete dhe dyqane në periferi të qytetit Evreux, midis gushtit dhe tetorit 2019.

Ai u dënua edhe për një tentativë vrasjeje në Saint-Etienne-de-Rouvray dhe është gjithashtu nën hetim në Marsejë për një vrasje të kryer më 17 qershor 2022 në Aubagne.




Skip to toolbar