E rëndë në Greqi, nëna dhunon për vdekje fëmijën 6 muajsh

BOTA


Një ngjarje e rëndë raportohet në Greqi, ku një fëmijë 6 muajsh është dhunuar për vdekje nga nëna e tij. Kanë qenë gjyshërit që e kanë dërguar djalin në spital por kur ka mbërritur nuk ka pasur puls.

Nëna 37 vjeçare, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, është vënë në pranga. Sipas mediave greke, 37-vjeçarja e ka rrahur brutalisht para dy fëmijëve të tjerë, 6 dhe 7 vjeç.


Këta të fundit, të frikësuar, kanë filluar të bërtasin duke bërë që tezja e tyre, e cila jeton përballë shtëpisë së tyre, t’i dëgjonte. Kur shkoi të shihte se çfarë po ndodhte, pa fëmijën fatkeq të shtrirë në gjak.

Gjyshërit pretendojnë se vajza e tyre ka probleme të forta psikologjike dhe vuan nga depresioni i rëndë, ndërsa sipas informacioneve ajo ka qenë e shtruar në një klinikë psikiatrike./abcnews.al




Skip to toolbar