SHKODËR- Më 21 shkurt të 2025, babai ka dërguar për mjekim në Repartin e Pediatrisë në Spitalin Rajonal Shkodër 2 fëmijët e tij, vajzën 7 vjeçe dhe djalin 3 vjeç, të dyshuar me virozë stine.
Pas mjekimit, babai dhe 2 fëmijët janë larguar në banesë.
Sipas Policisë së Shkodrës, për shkak të rëndimit në gjendjes shëndetësore të fëmijëve, në banesë, babai i ka dërguar përsëri 2 fëmijët për mjekim në Repartin e Pediatrisë në Spitalin Rajonal Shkodër.
Pavarësisht ndihmës mjekësore, 3-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa 7-vjeçarja u dërgua në QSUT, për mjekim të specializuar.
Prokuroria e Shkodrës ka nisur hetimet për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 3-vjeçarit./abcnews.al