E rrahin dhe e qëllojnë me dy plumba, në gjendje të rëndë mirditori

AKTUALITET


Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në qytetin e Rubikut, në vendin e quajtur “Rreth i Epërm” Mirditë. Mësohet se rrugës për në Rubik, persona ende të paidentifikuar kanë dhunuar fizikisht Federik Lekën, 26 vjeç dhe më pas e kanë qëlluar me dy plumba, një në shpatull dhe një tjetër në këmbë.

Leka është dërguar menjëherë për në spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje të rëndë për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. Sipas policisë, me të marrë njoftimin, në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë shoqëruar edhe disa persona, të cilët mendohet se kanë dijeni për ngjarjen. Sa i përket autorëve, policia është treguar e rezervuar, duke deklaruar se po punohet për kapjen e tyre.





Skip to toolbar