E shkuara kriminale e familjes së vrasësit të policit në Fier: Babai u dënua me 20 vite për vrasjen e kunatit, dy vëllezërit e tij ende në burg

AKTUALITET


RENEA dhe Policia e Fierit po vijojnë me kërkimet për kapjen e autorit të vrasjes së policit në Fier.

Dyshimet janë se ai është fshehur në Apoloni dhe se nuk ka dalë nga Fieri. Kështu kontrollet janë përqendruar në këtë zonë, ndërsa po ushtrohen kontrolle edhe nëpër banesa.


Armën e krimit në momentin e largimit nga vendi i ngjarjes 23-vjeçari Azgan Mërnica e ka marrë me vete dhe dyshohet se është i armatosur.

Report Tv mëson edhe detaje nga e shkuara kriminale e familjes së autorit. Babai i tij, Petrit Mërnica ka bërë 20 vite burg për vrasjen e kunatit.

Ndërkohë, një prej vëllezërve është në burg për vrasje. Vëllai Kiri Mërnica bashkë me 3 të tjerë më 17 prill 2021 u përfshi në një konflikt ku mbeti i plagosur Pashk Palnikaj.

Po ashtu, Kiri Mërnica akuzohet si i përfshirë në një ngjarje të ndodhur në 2019-ën, ku u vra me armë zjarri Florian Selimi, me origjinë nga Tropoja dhe banues në fshatin Sulaj.

I riu, Novruz Cenalia sipas burimeve nga mediat, kishte vetëm një muaj që ishte martuar, ndërsa sot ndërroi jetë.

Ndërkohë edhe vëllai tjetër i 23-vjeçarit është në burg në Gjermani.




Skip to toolbar