E shkuara kriminale e Roan Brahimit/ Dyshohet për vrasjen e Gentjan Bejtes në Krujë, partnerja e 32-vjeçarit flet për mediat greke

Më të fundit


Partnerja e Roan Brahimit, i cili u vra mbrëmjen e të enjtes në Athinë, ka folur për median greke, duke deklaruar se nuk kishte pasur dijeni se 32-vjeçari i cili jetonte në Dubai, do të shkonte në Athinë.

“Nuk dija asgjë, nuk më kishte thënë gjë. Erdhi të Shtunën e Madhe për Pashkë”- është shprehur partnerja e Brahimit. Në lidhje me ngjarjen ajo u shpreh se atentati ndodhi në prani të djalit të mitur.


“Isha bashkë me të brenda në makinë, por nuk e mbaj mend si ndodhi. Pastaj dola nga makina. Fëmija i pa të gjitha. Tani e ka mamaja ime, unë jetoj në shtëpinë time. Nuk jam fare mirë” ka thënë ajo.

Atentati ndaj Roan Brahimi dyshohet se është kryer për hakmarrje për shkak të së shkuarës kriminale, që ai kishte në Shqipëri.  32-vjeçari i njohur edhe me emrin Sidorel Prendi nga Pllana e Lezhës dyshohet të ketë lidhje edhe me vrasjen e Gentjan Bejtjës, në Larushk të Krujës pak javë më parë.

Policia ka dyshime pasi nga hetimet ka rezultuar se një nga personat e arrestuar si transportues i vrasësve të Bejtës, Ilir Beqaraj është kunati i Roan Brahimit.

Gjithashtu dyshohet se 32-vjeçari në bashkëpunim me grupin e Niklës ka bashkëpunuar për të kryer atentatin ndaj Bejtjas.

Po ashtu ky grup kriminal dyshohet të jetë I përfshirë edhe në disa ngjarje të tjera të ndodhura në Kurbin dhe Lezhë. Ata mendohet të kenë qenë financues dhe organizator, për të goditur grupet rivale. Për vrasjen e Gentjan Bejtjes ka dyshime se si qitës të kenë paguar persona nga Vlora.

Ndërkohë në dhjetor të vit 2021, Roan Brahimi u shpall në kërkim bashkë me Ramazan Rrajën, nipin dhe Alesio Dobruzin, pasi u akuzuan se të armatosur me kallashnikov, terrorizuan disa persona brenda një bilardoje në Zejmen të Lezhës.

Emri i 32-vjeçarit, u skedua nga policia edhe për vrasjen me 17 korrik të vitit 2022, të kushëririt të Ervis Martinajt, Brilantit, dhe dy miqve të tij  mbi urën e Fushë Krujës. Policia nuk arriti ta merrte kurrë në pyetje lidhur me këtë krim.

Vrasja e 32-vjecarit ndodhi mbrëmjen e së enjtes në një nga rrugët e Athinës teksa ishte në shoqërinë e bashkëshortes së tij.

Mediat greke kanë ndërtuar në 3D skenën e atentatit, ku shihen dy persona, njëri zbret nga motori dhe qëllon me breshëri ndaj Brahimit duke e lënë të vdekur. Atentatorët u larguan menjëherë nga vendngjarja me motorin e tyre.




Skip to toolbar