“E vështirë të fitojnë”/ Zaloshnja për koalicionin PD-PBDNJ: PS kishte epërsi një vit e gjysmë më përpara 

Më të fundit


Partia Demokratike firmosi një koalicion për zgjedhjet e 14 majit me PBDNJ. Ky koalicion u firmos sot nga Sali Berisha dhe Vangjel Dule, pasi PD-ja i la si zonë të lirë bashkinë Himarë, Finiqin dhe Dropullin. Mirëpo, sipas Eduard Zaloshnjës, koalicioni mes PD dhe PBDNJ-së mund të mos jetë i suksesshëm duke marrë parasysh fitoren e PS në këto tre zona.

“Në zgjedhjet e fundit parlamentare, në këto tre bashki, PS dhe Partia Social Demokrate kanë marrë një mazhorancë të qartë në këto zgjedhje. Është e vështirë për opozitën që të përballet duke pasur parasysh se mazhoranca ka pasur 60 për qind të votave vetëm 1 vit e gjysmë përpara në Himarë.“, tha ai.


“Në nivel kombëtar PBDNJ nuk ka rol të rëndësishëm por i duhet Berishës për të gjetur kandidatët më konkurrues në këto tre bashki. janë tre bashki që kanë simbolikë se janë minoritare.”, shtoi ai. Sipas tij, duke iu referuar sondazheve, nëse do të mbaheshin zgjedhjet tani, PS do të fitonte 39 deri në 48 Bashki.

“Nëse do të ishin zhvilluar zgjedhjet para dy javësh, pavarësisht se kë do të kishin përballë, socialistët do të kishin 39 deri në 48 bashki. Me këto gjëra që kanë ndodhur sot, psh fakti që PDIU deklaroi se pas nën shtrimit të marrëveshjes së Dules me Berishën, nuk do të futet në koalicion me PD, ndikon te bashkia e Konispolit, ku e dimë që kemi një popullsi të krahinës çame.

Dimë që në bashkinë e Durrësit jetojnë rreth dy mijë votues që janë me origjinë çame. Të gjitha këto, janë faktor që ndikojnë që nga 39- 48 mund të kenë lëvizur nga 41 deri në 50. Nuk mendoj se kandidimi i kandidatëve të PBDNJ mund të sjellë sukses duke u nisur nga fakti se PS aty ka fituar 60, 56 dhe 55 për qind të votave në këto tre bashki.”, tha ai.




Skip to toolbar