E zë poshtë vinçi i betonit, plagoset punëtori, në pranga shoferi

AKTUALITET


Një aksident ka ndodhur në Durrës ku gjatë punimeve në ndërtimin e një pallati është shkëputur krahu i vinçit të betonit duke zënë poshtë një punëtor. Fatmirësisht punëtori ka shpëtuar vetëm me disa plagë por jashtë rrezikut për jetën.

Policia njofton se ka vënë pranga B.K., 46 vjeç, banues në Durrës, i cili akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.


I arrestuari ishte duke manovruar vinçin në një pallat në ndërtim, me një pompë për ngjitjen e betonit në lartësi dhe ka shkelur rregullat e mbrojtjes në punë, duke shkaktuar plagosjen e shtetasit P. D., i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë jashtë rrezikut për jetën.

Kujtojmë se pak kohë më parë një ngjarje tragjike ndodhi në Tiranë si pasojë e një incidenti në punë. Nga ky aksident humbën jetën 2 persona dhe u plagosën 3 të tjerë pas shkëputjes së skelës në një pallat.




Skip to toolbar