“Çdo sekondë gati për marrëveshje me Bashën”

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama deklaroi në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, se është i gatshëm të bëjë marrëveshje me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në çdo datë dhe çdo kohë.

I pyetur nga gazetarët në studio, nëse do të pranonte marrëveshje me Bashën, ai tha se do ta bënte një gjë të tillë, përveç datës 17 nëntor, kur është çlirimi i Tiranës, pasi sipas kreut të qeverisë, Basha ka qenë kryebashkiaku më i dështuar.


Lela: Marrëveshje tjetër me Bashën, si ajo e 17 majit?
Rama: Në çdo sekondë jam gati të bëj marrëveshje, përveç 17 nëntorit, që e kemi çlirimin e Tiranës dhe nuk merrem me kryetarin e dështuar.
Lela: Zgjedhje të parakohshme?
Rama: Unë kam vetëm një gjë të parakohshme në kokë, rindërtimin.




Skip to toolbar