Edy Reja analizon përballjen me Anglinë

KOMBËTARE


Edy Reja foli pas ndeshjes kundër Anglisë duke u ndalur tek disa detaje që për të bënë diferencën si rasti i humbur nga Uzuni: NDESHJA- Nëse do të duhet të bëjmë një vlerësim për ndeshjen, u tërhoqëm më shumë në mbrojtje për ti zënë në befasi me kundërsulme. Nuk është se patën shumë raste në pjesën e parë. E kishim përgatitur ndeshjen duke u bazuar te kundërsulmi. Uzuni e pati një rast, por nuk ia dolëm dot të krijonim raste të tjera. Ata janë shumë të fortë. Në planin mbrojtës bëmë shumë mirë. Po të bëjmë një vlerësim të përgjithshëm, ishte ndeshje pozitive. Anglia është skuadër e përqendruar dhe nuk bëri asnjë gabim.

RASTI I UZUNIT DHE POZICIONI I CIKALLESHIT- Cikalleshi nuk ishte në kushtet më të mira të tij. Ka momente gjatë ndeshjes. Sot nuk ishte ai që ne njohim, pati vështirësi, se kishte lojtarë të nivelit të lartë. Ishte e vështirë. Për pjesën e impenjimit, të gjithë lojtarët bënë edhe gjëra të mira. Në pjesën e dytë, kishim diçka më shumë në sigurinë e lojës, që nuk e bëmë në pjesën e parë. Na erdhi shumë keq për rastin e Uzunit, mund të kishim kaluar në avantazh. Në momentin që kaloi në avantazh, Anglia pati qetësinë e duhur, na erdhi shumë keq për rastin e humbur.

MANGËSITË TE QARKULLIMIT I TOPIT- Nëse do kishim barazuar apo do kishim fituar ndeshjen, do kishit gjetur një aspekt kritik. Ju këtu gjithmonë jeni kritikë. Duhet të vlerësojmë forcën e kundërshtarit. Kundërshtari nuk na i lejonte ta zotëronim topin. Duhet të kemi parasysh kundër kujt luajmë, është skuadër e fortë në të gjitha drejtimet. Është e vështirë ta mbash topin dhe ta luash topin. Nuk është se nuk donim të kishim zotërim topi, por nuk na i lejuan. Ndryshe do të ishin gjërat në qoftë se nuk do të kishim pësuar gol në pjesën e parë. Gjatë lojës patëm disa krose, disa raste. Në përgjithësi mund të them se bëmë një ndeshje të mirë”, u shpreh Reja.



Skip to toolbar