Eksploziv në derën e banesës, shpërthim i fuqishëm në “Fresk”

AKTUALITET


Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në orët e para në një pallat në zonën e Freskut, në afërsi të Institutit të Fizikës Bërthamore.

Lënda shpërthyese ishte vendosur në derën e banesës së shtetasit Mehmet Dukës, 65 vjeç, që ndodhej në katin e katërt të një pallati.


Fatmirësisht nuk ka të lënduar nga shpërthimi, i cili shkaktoi panik te banorët e tjerë të pallatit të cilët dolën jashtë ndonëse ishte ora 03:00.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit, duke mbledhur kamerat e sigurisë përreth zonës.




Skip to toolbar