Ekstradimi nga Koreja e Jugut i vrasësit 50-vjeçar, Balla i prerë: Fund pandëshkueshmërisë!

AKTUALITET


Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me ekstradimin nga Koreja e Jugut e Ervin Shahinit alias Spartak Lazaj, i cili akuzohet për vrasje dhe plagosje.

Përmes një mesazhi, Balla thekson se po i jepet goditje pandëshkueshmërisë.


Postimi i Balles:

GODITJA E PANDËSHKUESHMËRISË! Po punojmë çdo ditë, me intensitet, me Interpol për gjetjen e personave në kërkim nga drejtësia, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë ndaj personave që fshihen në vende të tjera apo në Shqipëri. Përgëzime Policisë së Shtetit, Prokurorisë së Përgjithshme, Interpol Tirana dhe Seulit si dhe Sekretariatit të Përgjithshëm të Interpolit (Sektori Fugitives Investigative Support (FIS)), për bashkëpunimin, koordinimin dhe finalizimin me sukses të ndalimit dhe ekstradimit të një shtetasi të dënuar me burgim të përjetshëm për krime të rënda kundër personit.




Skip to toolbar